Sipas të dhënave të INSTAT gjatë vitit 2017 kanë emigruar mbi 40 mijë shqiptarë ose 15 mijë më shumë sesa një vit më parë, çka tregoi një trend rritës të emigracionit. E
gjithë kjo dyndje në drejtim të vendeve të BE-së shënoi një eksod të dytë të shqiptarëve, të panjohur në vitet e fundit, ku kishte shumë nga ata që shkonin për të përfituar azil. Megjithatë ngërçi qëndronte në faktin se mbi më shumë se gjysma e atyre që ikën në 3 vitet e fundit, u kthyen , duke u përballur kështu me shumë vështirësi për integrimin në shoqëri, por edhe për gjetjen e një pune. Ndaj projekti “Integrimi pas Migrimit” i shoqatës Adra, e mbështetur nga Giz Albania dhe e financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ), kishte në fokus pikërisht këtë target grup, në zonën e Fushë Krujës, si një nga qytezat që ka pasur shumë shumë të larguar. Për ti ardhur në ndihmë, projekti i ofron komunitetit të rikthyer shanse për një fillim të ri, duke siguruar mbështetje të vazhdueshme, nëpërmjet aktiviteteve të cilat synojne ri-integri
min e fëmijëve në shkollë dhe të të rriturve në shoqëri. Gjatë implementimit të këtij projekti, i cili zgjati një vit, përfitues qenë rreth 200 antarë të familjeve Rome, Egjiptiane , familjeve jo Rome/Egjiptiane, të cilet kane marrë këshillim, informacion, jane orientuar drejt tregut te punes dhe sherbimeve publike. Më shumë se 100 fëmijë të rikthyer nga Gjermania dhe jo vetëm, kanë qënë pjesëmarrës ne klasa suplementare, aktivitete sociale-kulturore dhe jane mbështetur psikologjikisht. Një pjesë e mirë e tyre falë ndihmës së ADRA Albania janë tashmë të regjistruar në shkollë. Gjithashtu projekti mundësoi edhe histori suksesi duke këshilluar e trajnuar shumë gra e vajza, ku disa prej tyre janë punësuar, në fasoneri, si shitëse etj.
Almida është 38 vjeç, ka ka dy fëmijë minoren dhe pamundësia për të gjetur punë e detyroi atë që të shkonte për të kërkuar azil ne Gjermani, por dy vite më pas atë e rikthyen, duke patur fatin e shumë shqiptarëve të tjerë, të cilëve iu refuzua azilkërkimi. Almida nuk ka punuar asnjëherë më parë, por gjendja e vështirë të cilën hasi pas kthimit nuk thuhet dot as me fjalë, ndaj falë programit të ndjekur nga Adra Albania, ajo në shkurt 2018 u punësua në një biznes privat (furrë bukë). “Bera nje takim me këshilluesen. Me të ndava shqetësimet e mia. Diskutuam bashkë mbi eksperiencën time në Gjermani, mbi dëshirat dhe prirjet e mia. Ata më ndihmuan duke më treguar për vendin e lirë tek Furra e Bukës ku unë punoj aktualisht. Tashme kam 10 muaj që punoj, jam tepër e kënaqur ! Ndihem më mirë dhe shumë e vlerësuar nga ADRA”, tha Armida.
Por ajo nuk është e vetmja e cila ka përfituar nga ky program kaq i rëndësishëm në këtë zonë, ku papunësia dhe varfëria kanë zënë rrënjë. Bertilda është një tjetër zonjë, nga Fushë Kruja, ajo ka jetuar 8 vite në Greqi, por kriza ekonomike që kaploj shtetin fqinj e detyroi familjen e saj të rikthehej në atdhe. Ndaj së bashku me bashkëshortin dhe vajzën, 33 vjeçarja pas rikthimit u përball me vështirësitë e integrimit. Ajo ka kërkuar punë për një kohë të gjatë, por nuk mundi të gjejë asnjë alternativë të mirë për të arritur punësim, pasi u kthye në vendin e saj, duke përjetuar kështu një gjendje të vështire psiko-emocionale e financiare. “Kontaktova ADRËN dhe marrë sherbime e këshillime të vazhdueshme individuale, duke u mbështetur psikologjikisht, duke u orientuar drejt shërbimeve publike në zonë, duke ndërmjetësuar me ofruesit e mundshëm të punës dhe çështje të tjera relevante”, tha ajo. Duke marrë parasysh përvojën e saj të mëparshme të punës ne Greqi si një tregtare në një dyqan detergjentesh , Bertilda ishte e interesuar për t’u angazhuar në të njëjtën punë edhe në Shqiperi. Ajo ëndërronte të kishte një biznes privat. ADRA Albania e mbështeti dhe e motivoi për të ndjekur ëndrrën e saj. Falë kësaj mbështetjeje, prej 4 muajsh, Bertilda nëpërmjet biznesit të saj, jo vetëm ofron një alternativë shumë cilësore për produktet e pastrimit në Fushë Krujë, por është e
vetëpunësuar dhe vajza e saj ndjek rregullisht shkollën fillore. Por gjatë këtij programi nuk ka pasur vetëm raste të suksesshme në punësim, por edhe në shkollim.
Ronaldi është 18 vjeçari i cili ka qëndruar 3 vite në Francë dhe 2 në Gjermani, ai i përket komunitetit rom dhe megjithëse ka një mbështetje shumë të madhe nga familja, kushtet ekonomike e detyruan të bënte pjesë në grupin e atyre fëmijëve të cilët e shpallin veten të lënë në mëshirë të fatit, për të përfituar nga kujdesi për minorenët, Ronaldi aktualisht është duke u asistuar për t’u regjistruar në shkollën e mesme, në vitin e parë. Është i papunë dhe ekonomikisht mbështetet nga prindërit e tij. Ai është martuar i ri, dhe megjithëse bashkëjetuesja e tij është minorene, ata kanë edhe një vajzë 1 vjeçe. ” Mësova shumë nëpërmjet këshillimit individual që Adra më dha mundësinë për të ndjekur. Ata ndërmjetësuan në institucione për regjistrimin tim. Më regjistruan vajzën 1 vjeçe në gjendie civile dhe gjithashtu më ndihmuan për të realizuar martesën me bashkëjetuesen ( aktualisht nën moshë , minorene) me process gjyqësor”, tregon i gëzuar Ronaldi, të cilit duket se fati i ka buzëqeshur e ku shpreson se gjërat do të marrin drejtim e duhur. Ronaldo, aktualisht është i aktivizuar në komunitetin rom duke lehtësuar punën në terren dhe duke asistuar ADRA Albania gjatë punës së përditshme me fëmijët vulnerabël dhe në risk braktisje të shkollës.