Kanë kaluar 40 vjet nga katastrofa e Çernobilit. Ishte 26 prilli i vitit 1986, kur një gabim në mirëmbajtje dhe një test sigurie i kryer në kundërshtim me rregullat e sigurimit teknik shkaktoi katastrofën më të rëndë bërthamore në histori. Tani një studim i Universitetit të Bonit zbulon se dëmtimi i ADN-së, i shkaktuar nga rrezatimi jonizues i lëshuar gjatë asaj tragjedie, po shfaqet edhe te fëmijët e personave që u ekspozuan të parët ndaj këtyre rrezeve.

Kjo është hera e parë që një lidhje e tillë ndërbreznore vërtetohet qartë. Studimet e mëparshme nuk kishin arritur të provonin se ky lloj dëmtimi gjenetik mund të transmetohej nga prindi te fëmija. Për të arritur në këto përfundime, studiuesit gjermanë kërkuan dy ose më shumë mutacione shumë pranë njëra-tjetrës, të cilat u gjetën te fëmijët, por jo te prindërit.

Sipas tyre, këto mutacione mund të jenë rezultat i thyerjeve në ADN-në e prindërve, të shkaktuara nga ekspozimi ndaj rrezatimit. Ajo që ende nuk është zbuluar, janë problemet që mund të vijnë nga këto ndryshime në ADN.