Monica Bellucci (lindur më 30 shtator 1964) është një aktore dhe modele italiane mjaft e njohur dhe e spikatur per talentin e saj. Më poshtë ne ju njohim me pesë gjërat interesante që ndoshta nuk i dinit për të…
1. Ka studiuar për drejtësi
Monica nisi të studiojë drejtësi në Universitetin e Perugias në Itali. Fillimisht, modelimi ishte një mënyrë për të financuar studimet – por më vonë modelimi e çoi drejt aktrimit.
2. Filloi si modele në moshën 13 vjeç
Karriera e saj në modelim nisi herët. Në moshën 13-vjeçare, ajo punonte për fotografë lokalë në Itali, shumë përpara se të shpërthente ndërkombëtarisht.
3. Flet disa gjuhë të huaja rrjedhshëm
Ajo flet italisht, frëngjisht, anglisht, spanjisht, dhe pak persisht – falë roleve që ka marrë dhe jetës ndërkombëtare që ka bërë.
4. Ka refuzuar ndërhyrje plastike
Monica është një nga aktoret e rralla që ka deklaruar se nuk dëshiron të bëjë operacione plastike për t’u dukur më e re, dhe përqafoi plakjen natyrale në një industri që shpesh e shmang atë.
5. Ka frikë nga fluturimi
Ajo ka pohuar në intervista se ka frikë nga avionët dhe nuk i pëlqen udhëtimet ajrore, pavarësisht se puna e saj kërkon udhëtime të shpeshta.