Ka përfunduar pas rreth një ore e gjysmë mbledhja me dyer të mbyllura mbledhja e Kreut të Lartë të Prokurorisë me kreun e SPAK Altin Dumanin, drejtorin e Policisë së Shtetit, kreun e Gardës dhe ministrin Balla.
Takimi u mbajt një ditë pasi prokurorja Doloresa Musabelliu u mor familjarisht nën ruajtje nga policia, në fokus kishte rishikimin e masave të sigurisë së magjistratëve.
Kryetari i KLP, Alfred Balla tha në përfundim të mbledhjes se se kuadri ligjor për mbrojtjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve është i plotë, por kanë diskutuar për përmirësimin e VKM-ve.
“Gjatë këtij takimi u prek edhe ky moment, prokuroria, ka komisionin e Mbrojtjes së prokurorëve dhe çdo prokuror që e ndjen veten të rrezikuar qoftë fizik, për apo familjarët kanë të drejtë t’i drejtohen komisionit dhe në mënyrë të menjëhershme i caktohet mbrojtja. Avokati ka të drejtë të kërkojë mbrojtje. Doloreza e ka ndryshe nga KLP, Selimi varet nga KLP. Në momentin që vlerësohet se ka rrezik i caktohet mbrojte dhe pastaj mblidhet komisioni. Baza ligjore dhe VK janë të plota për mbrojtjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kodi penal i mbron, por vend për përmirësime dhe ndryshime ka. Një nga bisedat që kemi bërë është mundësia e ndryshimit, pra përmirësimit të VKM”, tha kreu i KLP.
