E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë nutricionistja Anisa Kakija, për të folur më shumë mbi mënyrën tonë të të ushqyerit, cilat ushqime janë të dëmshme, por jo vetëm…
Pjesë nga intervista:
Cili është krimi që po i bëjmë trupit tonë?
Realiteti është që jetojmë në një botë ku ka pafund ushqime, ka shumë bollëk. Dhe nuk është realiste që t’i eliminojmë disa ushqime, nuk është realiste të eliminojmë sheqerin, nuk është realiste të eliminojmë plotësisht fast-food.
A mund të jetojmë pa sheqer?
Mund të jetojmë pa sheqer absolutisht. Në mënyrë fiziologjike mund të jesh pa atë, por në mënyrë realistike dhe psikologjike, ti do e kërkosh sepse je i rrethuar gjithë kohës nga ai. Duke e ditur këtë informacion, si mund ta bëjmë më të kollajtë dhe më të qëndrueshëm stilin tonë të jetesës, ku mund të jemi përfundimisht të shëndetshëm. Ta konsumosh në mënyrë të vazhdueshme të çon në një plakje më të shpejtë. Nëse 80% e dietës tënde është niseshte dhe sheqer, ti nuk po merr asnjë vlerë ushqyese, gjëra që ne na duhen jo vetëm se na bëjnë mirë, por për të jetuar më mirë, më gjatë. Nuk është thjesht të jetojmë më gjatë, por të jetojmë më mirë, me shëndet dhe të mos kemi disa sëmundje që tani po vijnë gjithnjë e më shpejt dhe prekin dhe njerëzit më të rinj. /TAR/