Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Bulgarec, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas policisë, rreth orës 19:45, një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. S., ka përplasur këmbësorin F. M., rreth 18 vjeç.
I riu u transportua me urgjencë në spitalin e Korçës, por, pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
