Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se opozita ka një problen me Kreun e SPAK, Altin Dumanin, pasi ky i fundit është armik i egër i votës së lirë. Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se nëse Edi Rama është dhunues kryesor i votës së lirë, Dumani është avokat i dhunimit. Sipas tij, Dumani është avokati më i shëmtuar i korrupsionit.
“Po, të dashur qytetarë, ne kemi një madh personal me të!
Problemi im dhe i gjithë këtyre dhe i gjithë popullit opozitar është se ky është një armik i egër i votës së lirë.
Sepse në qoftë se Edi Rama është dhunues kryesor i votës së lirë, ky është avokat i dhunimit.
Dosjet ndërkombëtare, të publikuara në të gjitha mediat e botës, i amnistoi.
Në atë kohë kam deklaruar publikisht se është armik i egër i opozitës dhe u garantoj se të tillë do e konsiderojmë deri ditën e fundit tonë.
Aty flitej për Ulsiun, flitej për Edi Ramën, për Pjerinin, për të gjithë me radhë.
Dhe që të gjithë janë, nuk kanë kryer asgjë, sepse ia bënë armikut, opozitës.
Dhe do e paraqisni ju atë këtu, bastardë të Arben Rakipit.
Po si mundet kjo?
Rri aty këtu se i kam këtu për ty… do i lexoj për ty tani…
Pra, a e dini ju se ai del dhe mburrem se unë i sekuestrova këtij apo atij apartamentin?
Po 400 milionë euro e djegësave?
A e dini ju se ai vjen këtu dhe mburret se kemi sekuestruar 60 e ca milionë euro? Po vetëm Franc Çopja kishte 6 miliardë mor.
Po ku i gjeti paratë Fatmir Troplini për t’i dhënë leje Edi Rama për 5 kulla dhe 12 ndërtime të tjera në tokë publike?
Ai është avokati më i shëmtuar i korrupsionit.
Doni ju të dini disa tregues se ai foli për tregues këtu sikur po lexonte ndonjë portal.
Indeksi i përgjithshëm i shtetit ligjor, në vitin 2015, Shqipëria renditej e 52-ta në botë. Në vitin 2024, Shqipëria renditet 37 vende më poshtë sipas World Justice Project.
Treguesi i korrupsionit në vitin 2015, Shqipëria renditej e 78-a, në vitin 2025, Shqipëria renditet 29 vende më poshtë.
Për ndërhyrjen e qeverisë, për pavarësinë që flisni ju, në vitin 2015, Shqipëria renditej e 52-ta, në vitin 2024, Shqipëria renditet e 106-a, përkeqësim 100 përqind.
Në zbatimin e ligjit, Shqipëria renditej në vitin 2015 në pozicionin 86, në vitin 2024 në pozicionin 114.
Në të drejtat civile, Shqipëria renditjen në vitin 2015 në vendin e 55, kurse në vitin 2024 renditet në vendin e 101.
Për ndërhyrjen e qeverisë në drejtësinë penale, Shqipëria renditej në vitin 2015 në vendin e 46, renditen në vitin 2024 në vendin e 92, 100 përqind përkeqësim.
Për ndërhyrjen në drejtësinë penale te Skapistët, Shqipëria renditej në vitin 2015 në vendin e 62, kurse në vitin 2024, renditet në vendin 106 apo 44 vende më keq.”- tha Berisha ne Kuvend.
