Sali Berisha, nuk dha asnjë datë për protestën e radhës që do të mbajë opozita. Ai u kërkoi ndjesë qytetarëve për vonesën, ndërsa paralajmëroi sërish se “shumë shpejt” do të njoftojë datën e protestës së “fuqishme”.

“Ndjesë shumë që u vonuam për të njoftuar datën, do e bëjmë të ditur në momentin më të parë. Protesta dhe vetëm protesta është reagimi i opozitës”, tha Berisha.