I ftuar një ditë më parë në “Trotuar”, Xhani Demika, ka treguar disa të pathëna në lidhje me VIP-at shqiptarë.

Menaxheri i VIP-ave u shpreh se ka artistë që shkojnë të shoqëruar nëpër koncertet e tyre, por pa përmendur emra.

Më pas ai zbuloi edhe me kë ka parë Xheneta Fetahun në një club të Tiranës. Xhani tha se gjatë festës së Aurela Gaçes e ka parë në një tavolinë me Fation Kuqarin.

E pyetur nga Nevina Shtylla se çfarë po ndodh mes tyre, Xheneta u përgjigj duke thënë se ‘ka një raport shumë shoqëror”.

Pjesë nga biseda:

Xhani: Unë prisja që kur u bë festa e post Big Brother, Xheneta të ishte te club-i dhe po e ruaja

Nevina: Nuk e pe Xhenetën ti te club-i?

Xhani: Jo, në fakt ka qenë te festa e Aurela Gaçes, te club-i jonë. Aty erdhi e shoqëruar, po erdhi me personazhe që prapë njihen këtu në Top Channel

Nevina: Me kë ishte e shoqëruar?

Xhani: Me Fation Kuqarin

Nevina: Me Fation Kuqarin?

Xheneta: Jo moj, isha me ju komplet

Xhani: Me Fation Kuqarin të dy bashkë dhe madje kanë pirë të njëjtin produkt, ja mora për t’a provuar dhe më tha ‘të lutem mos ma merr pijen se ma ka dhënë Fationi dhuratë

Xheneta: Jo, ishim te festa me ju

Xhani: Nuk ka qenë te festa, ka qenë te Aurela Gaçe

Nevina: Po ça bëje në tavolinë me Fationin?

Xheneta: Nuk kam qenë vetëm

Nevina: A ke shkuar me Fationin?

Xheneta: Jo, kam shkuar me Brikenën dhe G-Banin, Fationi ka ardhur më pas. Unë kam raport shumë shoqëror me Fationin.