“Goca dhe Gra” është talk show që bën bashkë pesë moderatore dhe të ftuara njëherazi. Në këtë sezon të ri në panel janë Rudina Dembacaj, Ori Nebijaj, Rozana Radi, Sherina Spahiu dhe Ema Andrea.

Një nga temat që u hap puntatën e parë të këtij sezoni ishte dhe një performancë live e reperit të njohur, MC Kresha, e cila është bërë tejet virale ditët e fundit në rrjetet sociale.

E pyetur për këtë gjë, Rozana Radi e vendosur në siklet vendosi të shmangte pyetjen në fillim. Më pas ajo u shpreh se MC Kresha është një super artist.

Pjesë nga biseda:

Rudina: Si mendon për MC Kreshën?

Rozana: Unë?

Rudina: Po.

Rozana: Si mendon ti Ori?

Ori: Unë e kam një mendim. Më pëlqen shumë të them të drejtën dhe është një nga artistët e mi të preferuar. Ia dua shumë këngët të dyve. Edhe besoj se të gjithëve na ndodhin kështu momente.

Rudina: Mund t’i ketë harruar tekstin Ema?

Ema: Unë kam përshtypjen që e ka bërë dhe për humor. Nuk e di se çfarë koncerti është. Mendoj se ka qenë dhe për shaka. Mua më bëri për të qeshur.

Rozana: Mund të jetë dhe si ajo që bëre pak më përpara për të rënë në sy.

Ema: Nuk e di ku, nuk e di si dhe nuk e di qysh, por nëse e ka bërë për të rënë në sy…

Rozana: Edhe unë jam me mendimin e Orit, që Kresha është një super artist.