Sipas teorisë së famshme të pjesës së artë, formulës së lashtë greke që mat harmoninë ideale të fytyrës, Emma Stone është zyrtarisht gruaja më e bukur në botë.

Aktorja e njohur ka marrë një rezultat mbresëlënës prej 94.72% përputhje me simetrinë perfekte, duke u renditur e para në listën e publikuar nga kirurgu i njohur londinez, Dr. Julian De Silva.

De Silva, i cili përdor raportin matematik Phi = 1.618 për të analizuar fytyrat e personazheve të famshëm, shpjegon se Stone ka një kombinim pothuajse ideal të përmasave të syve, vetullave, buzëve, nofullës dhe hundës.

Ajo mori pikët më të larta për vetullat (94.2%), nofullën (97%) dhe buzët (95.6%), të cilat konsiderohen modele të harmonisë perfekte sipas neuroestetikës moderne.

Zendaya renditet e dyta me 94.37%, ndërsa aktorja Freida Pinto zë vendin e tretë me 94.34%. Pas tyre vijnë emra si Vanessa Kirby, Jenna Ortega, Margot Robbie dhe Beyoncé.

Dr. De Silva, i njohur për përdorimin e teknologjisë së hartëzimit digjital të fytyrës, thekson se raporti i artë nuk është vetëm një koncept estetik, por një formulë e bazuar në mënyrën se si truri ynë e percepton bukurinë dhe simetrinë.

Top 10 gratë më të bukura në botë sipas pjesës së artë:

1. Emma Stone – 94.72%

2. Zendaya – 94.37%

3. Freida Pinto – 94.34%

4. Vanessa Kirby – 94.31%

5. Jenna Ortega – 93.91%

6. Olivia Rodrigo – 93.71%

7. Margot Robbie – 93.43%

8. Aishwarya Rai Bachchan – 93.41%

9. Tang Wei – 93.08%

10. Beyoncé – 92.4%

Pjesëtimi i artë është përdorur për shekuj në art, arkitekturë dhe natyrë, nga Akropoli i Greqisë së lashtë deri te dizajni modern dhe kirurgjia estetike. Sot, ai vazhdon të jetë një referencë e rëndësishme për matjen e harmonisë faciale.

Sipas kësaj teorie, bukuria nuk është vetëm perceptim, por shpesh edhe matematikë. Emma Stone, duket se i përmbush të dyja.