Një tjetër skandal mjedisor ka ndodhur në Elbasan, me djegien e një grumbulli gomash makinash buzë Shkumbinit.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit, por shtellunga të mëdha tymi të zi kanë mbuluar gjithë zonën rreth e përqark Metalurgjikut, duke krijuar ndotje të rëndë të ajrit.

Fatmirësisht, situata është nën kontroll.