Deputeti socialist ka bërë disa kritika ditën e sotme, në lidhje me ndërtimet dhe ndryshimin urban që tirana ka pësuar.
Në “Facebook”, deputeti ka publikuar një video ku shkruan se dëshiron të shohë malin e Dajtit të mbuluar nga bora, por ndërtesat e larta, duke fokusuar kullën e ndërtuar tek zona e njohur si “Ish 7-xhuxhat”, nuk e lejojnë. Sipas tij, kjo situatë tashmë është e pakthyeshme dhe duhehej menduar para se të ndërtohej.
“TIRANA E MADHE. NE NJE QYTET ME MALIN PRANE, UNE DUA TE SHOH MALIN, VECANERISHT NE RASTIN E RRALLE ME DEBORE; ASHTU SIC NE NJE QYTET ME DET, UNE DUA TE SHOH DETIN, VECANERISHT KUR VJEN ME TERSELLUME TE PASTROJE BRIGJET; Ne TIRANE ka gjithnje e me pak kende te shohesh malin dhe bukurine e tij, vec nga taracet e pallateve; Eshte e pakthyeshme kjo, duhej menduar kur ndertohej! SHIHE SA BHKUR ESHTE!”- shkruan Braçe krah videos.



