Dy shtetas shqiptarë, 26 dhe 20 vjeç, janë arrestuar nga karabinierët në Tor San Lorenzo të Italisë, nën akuzën e mbajtjes së lëndëve narkotike me qëllim trafikimin. Gjatë dy operacioneve të zhvilluara brenda 24 orëve, policia sekuestroi kokainë, crack, hashash dhe marijuanë.

Operacionet u zhvilluan nga karabinierët e Stacionit të Tor San Lorenzo, në kuadër të kontrolleve kundër trafikut të drogës. Ndërhyrja e parë u krye në bulevardin San Lorenzo, ku efektivët vunë re 26-vjeçarin duke i dorëzuar një personi tjetër një pako të vogël përmes portës së një banese.

Me të parë karabinierët, i riu u largua me automjetin e tij, duke shkaktuar një ndjekje nga policia. Ajo përfundoi në qytetin e Aprilias, në rrugën Adda, ku 26-vjeçari u ndalua.

Gjatë kontrollit të automjetit, karabinierët gjetën dhe sekuestruan:

-12 gramë kokainë, të ndarë në 26 doza;

-2 gramë crack, në 4 paketime;

-3 gramë hashash, të ndarë në 4 paketime.

Operacioni i dytë u zhvillua ditën pasuese, kur karabinierët ndaluan gjatë drejtimit të automjetit një tjetër shtetas shqiptar, 20 vjeç.