Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet.
Bëhet me dije se të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në zonën e rrugës së Elbasanit, ndërkohë që një person ka mbetur i plagosur.

Dyshimet e para janë se i plagosur ka mbetur Eduart Reçi, i cili ka marr një plumb në kokë dhe është nisur drejt spitalit të Traumës për të marr ndihmën e parë.
Siç mësohet nga burime për Gazetën Shqip, Reçi 52-vjeç dyshohet se është qëlluar në një lokal pranë banesës së tij.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes teksa priten detaje të tjera.