Një fotografi e papritur ka bërë bashkë dy emra të njohur të muzikës, këngëtaren shqiptare Era Istrefi dhe reperen amerikane Ice Spice, duke nxitur kureshtjen e ndjekësve për një takim që mund të fshehë diçka më shumë.
Ka qenë vetë këngëtarja shqiptare ajo që ka ndarë fotografinë në Instastory, ku shfaqet krah artistes ndërkombëtare Ice Spice. Postimi nuk ka kaluar pa u vënë re, duke ngritur menjëherë pikëpyetje nëse bëhet fjalë thjesht për një takim mes tyre apo për një projekt të mundshëm muzikor.
Megjithatë, deri më tani, asnjëra prej tyre nuk ka konfirmuar një bashkëpunim apo ndonjë projekt të përbashkët. Për momentin, fotografia mbetet një sinjal që ka ngjallur kureshtje, ndërsa mbetet për t’u parë nëse dy artistet do të surprizojnë fansat me diçka të re.

