Një hidroplan i specializuar dhe disa helikopterë zjarrfikës po operojnë aktualisht mbi zonat e prekura nga zjarret në Bashkinë Finiq, duke mbështetur njësitë tokësore në përpjekjet për shuarjen e flakëve

Mjetet ajrore kryejnë hedhje të vazhdueshme uji mbi vatrat aktive, me prioritet mbrojtjen e zonave të banuara dhe sipërfaqeve pyjore.

Vatrat e zjarrit janë përqendruar kryesisht nga fshati Krongj deri në Dhrovjan, ku forcat zjarrfikëse, policia dhe strukturat e emergjencave civile po punojnë në koordinim për izolimin e tyre. Një tjetër vatër u shfaq sot në mëngjes pranë fshatit Krane.

k