Një person tjetër është arritur të shpëtohen nga pallati që u përfshi nga flakët pranë QSUT. Një prej forcave zjarrfikëse ka arritur të nxjerrë një grua tjetër, e cila kishte mbetur e bllokuar në banesë në katin e 6-të. 

Siç shihet edhe në pamje, gruaja, e shoqëruar nga punonjës të zjarrfikëseve, është ndihmuar të zbresë përmes shkallëve dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë.