Mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen nr. 4 të Sarandës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
I plagosur ka mbetur Thimjo Rubati, alias Sandri Rubati, i cili u qëllua nga dy persona të maskuar.
Emri i tij nuk është i panjohur për policinë pasi në vitin 2002 është arrestuar për trafikim minorenësh ndërsa në vitin 2012 për rrëmbimin e një 16-vjeçareje.
50-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore.
Rrethanat e ngjarjes dhe motivet e sulmit mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave, verifikimin e kamerave të sigurisë dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

