Futbollistët shqiptarë janë të shumtë në numër në Zvicër. Dhe në javën e shtatët të kategorisë së dytë për nga rëndësia, bie në sy se pesë prej tyre në formacionin më të mirë janë shqiptarë.
“Sofascore” ka publikuar 11 më të vlerësuarit dhe notën më të lartë e mban Demhasaj me 9.3. Në sulm ndodhet edhe Sadiku, që shënoi dhe mori notën 7.9.
Për mesfushën qëndron Fazliu si përfaqësues i vetëm me vlerësimin 7.4. Më tej në mbrojtje është Simani me 7.8, ndërsa portieri i talentuar Muslija ka notën 8.2.
Futbollistët shqiptarë në formacionin e javës: Gentrit Muslija, Valon Fazliu, Denis Simani, Armando Sadiku, Shkëlqim Demhasaj.
