Ka kaluar në gjykim në GJKKO dosja “Revanshi” aksioni për të cilën u zhvillua në maj 2024 teksa u goditën disa grupe kriminale. Konkretisht GJKKO do të gjykojë 14 të pandehurit: Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi, Naim Stafuka, Blerim Abazi, Besian Xhixha, Enver Diva, Robert Laçi, Leonard Duka, Drianto Bardhi, Gjergji Cukali, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Xhelil Rraja dhe Miri Bruli.
Sipas hetimeve, Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi, Blerim Abazi dhe Naim Stafuku, bashkëpunuan me të tjerë, për të vrarë Durim dhe Valter Bamin. Po ashtu Astrit Avdyli ka mbajtur në banesë një pistoletë pa leje dhe bashkë me Miri Brulin, ndihmuan një person në kërkim për kalim të paligjshëm të kufijve nga Mali i Zi për në Shqipëri përmes liqenit të Shkodrës.
Besian Xhixha, Enver Diva dhe Robert Laçi siguruan kushtet dhe mjetet materiale për vrasjen e Preng Gjinit në një atentat pranë Nesharakut në Tiranë. Gjithashtu sipas hetimebe Leonard Duka dhe Drianto Bardhi në 2020-ën akuzohen se siguruan kushtet për të vrarë Ervis Martinajn dhe Erigers Mihasin.
Nga ana tjetër, sipas hetimeve, Gjergji Cukali siguroi kushtet për vrasjen e Elvis Gacajt dhe Altin Gegës. Viktor Imeraj dhe Satilno Basho, siguruan kushte për të vrarë Fatmir Hysenin dhe Armando Hysenin. Xhelal Rraja, vëllai ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, siguroi kushtet për të vrarë ish-deputetin Arben Ndoka.
Njoftimi i plotë:
Në datën 28.07.2025 , pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u mor ne shqyrtim, në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura, cështja penale që u përket palëve,
PALËS KËRKUESE: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier: Përfaqësuar nga Prokurore Znj. Lorena Salillari.
Person nën hetim: E.R, përfaqësuar në gjykim nga mbrojtësi i caktuar kryesisht av. Kastriot Dyrmishi, anëtar i Dhomës së Avokatisë Fier.
AKUZUAR : Për kryerjen e vepres penale “ Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga 79/c i Kodit Penal
Person nën hetim : V.R, përfaqësuar në gjykim nga mbrojtësi i caktuar kryesisht av. Kastriot Dyrmishi, anëtar i Dhomës së Avokatisë Fier.
AKUZUAR: Për kryerjen e vepres penale “ Veprime që të pengojnë zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal
Person nën hetim : Ç.D, përfaqësuar në gjykim nga mbrojtësi i zgjedhur av. Nexhip Dautaj , anëtar i Dhomës së Avokatisë Fier.
AKUZUAR : Për kryerjen e vepres penale “ Veprime që të pengojnë zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal
OBJEKTI: Vleftësim si të ligjshëm, të arrestit në flagrancë. Caktimin e masës “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale
BAZA LIGJORE: Nenet 228, 229, 230, 238, 251,258,259 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë.
Gjykata bazuar në nenet 228,229,230,238,251,258,259 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë
VENDOSI:
Pranimin e kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit në hetim E.R.
Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim E.R, atë të” arrestit me burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit në hetim V.R.
Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim V.R atë të” arrestit me burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit në hetim Ç.D.
Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim Ç.D atë të” arrestit me burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
Për ekzekutimin e këtij vendimi, ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier në bashkëpunim me policinë gjuqësore.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të gjykatës.
U shpall në Fier më datë 28.07.2025