Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Bajram Curri – Qafë Morinë, ku drejtuesi i mjetit, 34-vjeçari I. K. nga Tropoja, ka humbur jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 në vendin e quajtur Kasaj, kur automjeti që drejtohej nga I. K., me pasagjer shtetasin R. D., 38 vjeç, humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Pasagjeri po merr asistencë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
