Deputeti i PD-së Saimir Korreshi nuk i kurseu batutat në seancën plenare në Kuevnd, teksa renditi problemet sa i përket shëndetësisë në Lushnje dhe jo vetëm. Gjatë fjalës së tij, Korreshi u shpreh se ministrja Evis Sala duhet të dijë që në Europë nuk mund të hyhet kur në spitale mungojnë jodio, pambuk, apo nuk ka eko për vizitat e grave shtatzëna. Me batuta, Korreshi u shpreh se po na dalin të gjithë lushnjarët fierakë, se s’ka eko tu bëhet vizita grave shtatzënë.
“Ju vërtet na thoni hajde ta shohim rrugoren, por rregullorja është si e si të ulë kohën e deputetëve duke folur se mërzitën kolegët e rinj që flasim ne 10 min, si organet kushtetuese të mos flasin më këtu pas i dhënë ju leje te konferenca e kryetarëve. Për procedurë, orë ia keni numrin e telefonit ti thërrisni asaj ministres së Shëndetësisë. Me vërtet ka ikur në Evropë, por duhet ti them që nuk hyhet në Evropë, pa pambuk, jodio e doreza në spitale.
Nuk hyhet në Evropë kur nuk punon mamografia në Lushnje, kur nuk ka eko për të bërë ekzaminimet gjatë lindjes. Po i çojmë në Fier po na dalin lushnjarë të gjithë fierakët. Nuk hyhet në Evropë kur ekografia del si fotografi pa blic. As kur nuk ka ashensor për tu ngjit në kat të 3 që po lindin gratë shkallëve. Nuk ka ashensor të pediatria, urgjenca në kat të 4. Burrë e grua e bëjnë me radhë nga 2 kate se japin shpirt rrugës. Llapma jo e jo”, tha Korreshi.
