Zbulohet menuja që kanë konsumuar studentët e Akademisë së Sigurisë, të cilët shfaqën shenja helmimi, që dyshohet se erdhi nga ushqimi. Shërbimi katering ofrohej nga kompania Sori-al, e cila u përfshi pak kohë më parë në një skandal, ku shumë studentë të Akademisë u helmuan pas konsumimit të një vakti ushqimi.
30 studentë kanë shfaqur shenja helmimi dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. Ata janë paraqitur në Urgjencë me temperaturë të lartë, diarre, debulesë dhe dhimbje të forta barku. Më poshtë menuja që është konsumuar në darkë për studentët.
Menuja:
Pilaf
Makarona
Fasule
Sallam
Salcice
Kos
Qumësht
Buke
