Një tjetër telefon celular është sekuestruar gjatë kontrolleve të zhvilluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës.

Pas kontrolleve, Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ka arrestuar në flagrancë Plarent Mustafën, i dyshuar për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”.

Në kuadër të të njëjtit hetim, Novruz Koçi dhe Ernest Haxhi po hetohen në gjendje të lirë. Hetimet kanë përfshirë edhe katër punonjës të policisë së burgut, ndaj të cilëve dyshohet për “Shpërdorim detyre”.

Sipas të dhënave paraprake, autoritetet po vijojnë verifikimet për të zbardhur rrethanat e futjes dhe mbajtjes së telefonit në ambientet e burgut, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e personave të përfshirë.

Personat e proceduar në kuadër të këtij rasti janë: Plarent Mustafa, Novruz Koçi, Ernest Haxhi, 4 punonjës të policisë së burgut .