Rogerti e ka nisur ditën me debate dhe shumë zhurmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Ai nuk ka kursyer as Mirin, të cilin herë pas here e konsideronte shok.

Ai iu drejtua banorit duke i thënë nëse vërtetë ka menduar se po i rri gati se do të bënte një këngë me të. Gjithashtu i thotë se ai ka ngrënë në shpatullat e tij.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Sinqerisht ke menduar se unë po të rri gati për të bërë një këngë me ty. Unë mendoj se kështu i ke bërë shumicën e njerëzve.

Miri: E kam mbajtur fjalën.

Rogerti: Fjala mbahet për veten tënde. Duhet me dhënë arsye pse e fiton. Deri dje kënaqeshe kur duartrokisja. Paske qenë i fije i vogël, edhe pse mund të mendosh se jam më i vogël se ti. Si ka mundësi Miri, pse kështu? Si ka mundësi që të dy të krevatit në finale, krevati paska qenë histori e fortë. A do të mbijetoje mos t’u bashkoje me mua?

Miri: A do të shkoje në finale pa mua?

Rogerti: Ti ke dalë njeriu që ke ngrënë në shpatullat e mia. Nuk të kam dëgjuar kurrë. Unë isha me Juelën dhe Artanin, që e more nga xhelozia. Ti ke ngrënë pas meje. Nuk kam bërë ndonjë gjë me këshillën tënde.