Thashethemet për një romancë mes Pamela Anderson dhe Liam Neeson, që pushtuan titujt kryesorë të mediave javët e fundit, duket se nuk kanë qenë asgjë më shumë se një lojë e menduar mirë publicitare.

Sipas raportimeve të fundit, marrëdhënia e tyre nuk ka ekzistuar kurrë dhe ka shërbyer vetëm për promovimin e filmit të tyre të ri, “The Naked Gun”.
Spekulimet nisën gjatë turneut promovues, ku dy aktorët u shfaqën shpesh së bashku në tapetin e kuq, duke shkëmbyer gjeste të ëmbla që krijuan përshtypjen e një lidhjeje të vërtetë.

Deklaratat e tyre e nxitën edhe më shumë këtë zhurmë: Anderson foli për një “raport të shkëlqyer” me Neeson, ndërsa aktori deklaroi se kishte qenë “i dashuruar marrëzisht” me të për muaj të tërë.
Madje edhe Jamie Lee Curtis doli publikisht në mbrojtje të tyre, duke u kërkuar të gjithëve “t’i linin rehat”.
Megjithatë, burime pranë dyshes i kanë hedhur poshtë këto pretendime. Pamela Anderson është profesioniste, Liam Neeson është profesionist – ata e dinin që thashethemet do të tërhiqnin vëmendjen -tha një burim për kolumnistin Rob Shuter, duke shtuar se gjithçka ishte “thjesht biznes”.

Lajmi ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, ku fansat shprehën zhgënjimin e tyre.
Megjithatë, një pjesë e fansave mbeten të bindur se mes dyshes ka diçka më shumë se sa një marrëdhënie profesionale.
Për momentin, përfaqësuesit e Pamela Anderson dhe Liam Neeson nuk kanë bërë ende asnjë koment mbi këto raportime.