Madonna ka kritikuar ashpër inteligjencën artificiale, duke e cilësuar atë si të kundërtën e artit dhe krijimtarisë.
Në një intervistë për revistën Vogue Italia, mbretëresha e popit tha se algoritmet dhe AI i largojnë artistët nga marrja e rreziqeve dhe i drejtojnë ata drejt një krijimtarie të sigurt, por pa origjinalitet.
“Algoritmet dhe inteligjenca artificiale janë e kundërta e marrjes së rrezikut, ndërsa për mua kjo është e kundërta e krijimit të artit”, u shpreh ajo.
Madonna foli edhe për ndryshimet që ka pësuar industria muzikore, duke thënë se dikur artistët frymëzoheshin nga bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me piktorë, muzikantë, valltarë dhe krijues të tjerë.
Sipas saj, sot artistët duhet të mendojnë fillimisht për numrin e ndjekësve në rrjetet sociale nëse duan të sigurojnë një kontratë me një shtëpi diskografike.
Megjithatë, këngëtarja ka përdorur edhe vetë inteligjencën artificiale në disa raste.
