Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja mbi ngjarjen ku mbeti i plagosur Erogen Vaso. Sipas saj, kamerat e sigurisë së lokalit tregojnë momentin kur Vaso është qëlluar dhe ka ulur kokën, duke qëndruar i palëvizur deri sa autori u largua.
“Kur janë parë kamerat e lokalit, Erogen Vaso në momentin që është qëlluar ka ulur kokën dhe nuk ka lëvizur derisa është bindur që autori është larguar. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja. Ai ka thënë që unë do ta qëlloja në kokë, por kam menduar që e kam vrarë, ka thënë autori i dyshuar Ragip Gila. Më pas kur ka parë që është larguar ka kërkuar ndihmë dhe i është dhënë. Gjendja e tij është e stabilizuar, por nuk ka dhënë një dëshmi në kuptim të ligjit, me procesverbal. Pastaj se ku janë përplasur dy grupimet pritet ta sqarojë hetimi, sepse aty historitë janë shumë të kolavitura, ka aq shumë ngjarje, ka aq shumë konflikte dhe ndërlidhje mes tyre,” tha Lala.
Autori i dyshuar, Ragip Gila, ka deklaruar: “Unë do ta qëlloja në kokë, por mendova që e kisha vrarë.” Pas largimit të tij, Vaso ka kërkuar ndihmë dhe është transportuar për mjekim. Aktualisht gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar, por ende nuk ka dhënë një dëshmi zyrtare me procesverbal.
Hetimet pritet të zbardhin përplasjen mes dy grupimeve, pasi ngjarja është e lidhur me një sërë konfliktesh të ndërlikuara dhe të përsëritura.