Në dioqezën e Sapës është mbajtur një meshë në nderim të Papa Françeskut, ku morën pjesë dhjetëra besimtarë.

Gjatë meshës, ipeshkvi i Sapës, Mons. Simon Kulli, u përlot teksa foli për figurën e Papës, të cilin e cilësoi si “barin e mirë të Kishës” dhe “papën e fëmijëve, të të sëmurëve dhe të të pamundurve”.

Imzot Kulli kujtoi gjithashtu porositë e Papa Françeskut gjatë vizitës së tij në Shqipëri, duke i cilësuar ato si një burim inkurajimi dhe kurajoje për vendin.