Elton Ilirjani biznesmeni, i cili ka gjetur dhe ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku ka folur ditën e sotme në ‘Top Story’ teksa ka ndarë dhe momentet e para kur ka identifikuar dhe takuar këngëtaren.
Elton Ilirjani: Parashqevia ndodhet ne dhomën e hotelit tani dhe është shumë e lumtur sepse ka patur telefonatën me djalin e saj Luke dhe ish-bashkëshortin.
Të gjitha zërat që thonë, pse u hodhën videot, unë mendoj se nuk kanë rëndësi. E rëndësishme është që media na ndihmoj që unë të shkoja dhe ta përqafoja.
Çdo gjë ndodhi kur unë isha në Miami, ishte mesnatë kur kam mbërritur dhe kam telefonuar Stelen, vajzën e Elvirës dhe e pyeta ku ndodhet Parashqevia?
Stela më tha që ‘i ka premtuar mamit që do e takonte nesër’.
Isha fiks përballë dritares duke menduar unë jam brenda dhe ajo është jashtë në të ftohtë.
Unë e kisha idhull në mënyrën se si vishej Parashqevia, ndoshta ishte dhe personi që nxiti dëshirën time për modën.
Në mëngjes marr Elvirën dhe i them ku ndodhet Parashqevia, të cilën e gjetën pas 1 orë e gjysmë në stacionin e trenit.
Kur shkoj në stacion gjej një zonjë të ulur, kishte një kapuç dhe një veshje që nuk duhet gjykuar, nuk ishte në më të mirën e saj.
Çfarë presin njerëzit nga një zonjë që jeton në rrugë?!
Unë shkojë dhe vete ta përqafoj, ajo më refuzoj me preteksin që ishte në rrugë dhe nuk mban erë të mirë.
Dhe unë i thash që mbantë erë të mirë dhe erë dashuri, ky ishte takimi i parë dhe nuk u ndamë më që atëherë.
Ajo nuk përdorë drogë, nuk ka paralizë faciale, nuk ka probleme psikologjike, nuk është e sëmurë. Instikti im i brendshëm thoshte që nuk ishtë e sëmurë, ajo dëshironte djalin e saj.