Edison Korra dhe Orest Balla janë dy të rinjtë e arrestuar gjatë ditës së sotme, gjatë një operacioni policor.

Ata dyshohen për mashtrim, pasi i kanë kërkuar 100 mijë euro kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukës.

Dyshohet se këta persona kanë kërkuar shumën e parave në emër të kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Agjentë të infiltruar kanë ndërhyrë, në momentin që do të dorëzoheshin paratë. Dy të arrestuarit dyshohet se kanë vepruar nën urdhrat e mashtruesit të njohur, Florian Gjergji.

Gjergji është një emër i njohur për policinë dhe kjo nuk është hera e parë që përfshihet në skema mashtrimi.