Edhe pse ndodhet në burg, Ilir Meta pritet të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit, në koalicioni ne përbashkët me Sali Berishën. Teksa më herët, ish-kryeministri Berisha deklaroi se Meta do të kishte një vend në listat e sigurta të kandidatëve, duket se ky vendi i rezervuar është në Fier.

Mësohet se Partia e Lirisë ka propozuar te selia blu, emrin e Metës në listën e sigurt të qarkut të dytë më të madh në vend, pas Tiranës. Berisha duket i kënaqur me këtë zgjidhje, duke dhënë garancinë se aleati i tij do të jetë sërish deputet.

Mund t’u konfirmoj se do jetë në listë të mbyllur dhe do jetë në parlament dhe do jetë fitimar”– tha Berisha.

Meta do të ketë shok dhe drejtues liste Gazment Bardhin, teksa dy personat më afër tij, Tedi Blushi e Erisa Xhixho janë propozuar në Tiranë, kurse Edmond Haxhinasto i kthehet kandidimit në Elbasan.

Agron Duka i PAA ka caktuar Artan Lukun për listën e sigurt të Durrësit, kurse Fatmir Mediut i mbetet Tirana.