Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk thotë se jeton në një shtëpi me vlerë 50,000 dollarë në Teksas. Edhe pse pasuria e tij personale i ka tejkaluar të gjithë precedentët historikë, Musk këmbëngul se jeta e tij e përditshme është larg imazhit të një miliarderi tradicional.
Në vitin 2021, zbuloi se jeton në një shtëpi të vogël parafabrikat me vlerë 50,000 dollarë, pranë objektit SpaceX në Teksasin Jugor.
Eshtë paksa e mrekullueshme. Nuk kam nevojë për asgjë më shumë.
Ish-partnerja e tij, Grimes, me të cilën ka dy fëmijë, i tha Vanity Fair-it në vitin 2022 se Musk “nuk jeton si miliarder”.
Ndonjëherë jeton nën kufirin e varfërisë, duke zbuluar se kishte refuzuar të blinte një dyshek të ri edhe pse i vjetri kishte një vrimë.
Kjo nuk do të thotë që Musk nuk ka bërë investimet e tij. Në vitin 2019, Wall Street Journal zbuloi se zotëronte shtatë shtëpi luksoze me vlerë 100 milion dollarë në Bel-Air të Kalifornisë, përfshirë ish-rezidencën e Gene Wilder-it, legjendarit Willy Wonka. Shtëpitë kishin pishina, fusha tenisi, punishte vere dhe salla vallëzimi.
Por, në vitin 2020, Musk njoftoi se do të shiste “pothuajse gjithçka që zotëron” dhe nuk do të zotëronte më një shtëpi, duke deklaruar:
Unë jam i përkushtuar ndaj Marsit dhe Tokës, pasuritë materiale të rëndojnë.
Kushti i tij i vetëm ishte që rezidenca e Wilder-it mos ta humbasë shpirtin e saj. Ai ia shiti nipit të aktorit, Jordan Walker-Perlman, por në qershor 2025 e rimori, pasi Perlman nuk arriti ta shlyente kredinë.
Që atëherë, Musk ka deklaruar se nuk ka vendbanim të përhershëm dhe jeton kudo që të strehohet.
Unë qëndroj në shtëpitë e miqve. Kur udhëtoj për në Kaliforni, fle në divane dhe në dhomat e tyre të lira.
Ish-CEO i Google-it, Larry Page, kishte thënë në vitin 2015 se Musk ishte “i pastrehë”, pasi i dërgonte email-e duke i kërkuar nëse mund të qëndronte në shtëpinë e tij për natën.
Ndërkohë që Musk nuk shpenzon shumë për pasuri të paluajtshme, ai ka një prirje për makinat, veçanërisht të rrallat. Koleksioni që ka, përfshin Ford Model T legjendar, një Jaguar E-Type të vitit 1967 dhe një McLaren F1 të 1997-ës, të cilin e përplasi dhe më pas e riparoi me shpenzime marramendëse. Megjithatë, blerja më e famshme është Tesla Roadster që e nisi në hapësirë në vitin 2018.
Ndër sendet më të çuditshme që ka është Lotus Esprit i vitit 1976, i drejtuar nga James Bond në filmin “The Spy Who Loved Me”. Makina, e cila në film është transformuar në një nëndetëse, u ble nga Musk në ankand në vitin 2013 për gati 1 milion dollarë, me qëllimin, siç tha, që ta bënte vërtet funksionale si një nëndetëse.
Musk pranon se i vetmi “pasion luksi” i tij janë avionët privatë, kryesisht modele Gulfstream me vlerë miliona dollarë.
Nëse nuk e përdor aeroplanin, kam më pak orë pune.
