Pamje dramatike janë publikuar nga zjarri që përfshiu pallatin përballë spitalit “Nënë Tereza”. Në pamje, shihet nëna me foshnje duke dalë nga pallati, si dhe një e moshurar që po mbahet nga krahët nga persona të tjerë.
Në vendin e ngjarjes ndodhen disa forca zjarrëfikëse, por janë ende të paqarta rrethanat sesi ra zjarri shkrumboi gjithë fasadën e jashtme të banesës. Fatimirësisht deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar, por ka dëme të konsiderueshme materiale.
