Një ngjarje e rrezikshme është regjistruar këtë të mërkurë në bregdetin e Vlorës, ku një parashutist ka përfunduar në det gjatë manovrës së uljes.

Sipas informacioneve paraprake, ai humbi kontrollin në momentet e fundit të zbritjes dhe ra në ujë, duke rrezikuar seriozisht të mbytej.

Fatmirësisht, dy pushues që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes reaguan menjëherë, u futën në det dhe arritën ta nxjerrin në breg në gjendje të rënduar.

Pas ndërhyrjes së parë, parashutisti u transportua me urgjencë në spital, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ai po trajtohet nga stafi shëndetësor, ndërsa rrethanat e plota të incidentit mbeten ende për t’u sqaruar.