Partia Socialistezhvilloi sot në orën 10:00 mbledhjen e grupit të saj parlamentar, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Fokusi i mbledhjes ishte ndryshimi i rregullores së Parlamentit për riorganizimin e komisionet parlamentare.

Mbledhja e grupit të PS vendosi ndarjen e krerëve të komisioneve parlamentare:

Ulsi Manja, komisioni i Ligjeve

Igli Hasani, komisioni i Jashtëm

Blendi Klosi, komisioni Bujqësia

Milva Ekonomi, komisioni i Ekonomisë

Bledi Çuçi, komisioni i sigurisë

Anila Denaj, komisioni Burimet Natyrore

Damiani Gjiknuri, komisioni i posaçëm i Reformës Zgjedhore