Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta preku tema të ndryshme, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Obsesioni ynë kryesor ishte të mbanim grupin sepse besojmë se ata kanë pasur një sezon të shkëlqyer dhe historik. Kjo është arsyeja pse as nuk i shqyrtuam shumë ofertat që morëm. Flick na kërkoi më shumë fuqi sulmuese dhe mendoj se e morëm me Rashford. Gjithashtu i kemi forcuar shumë mirë aftësitë tona në portë”.

“Do të ketë kursime në paga. Nuk mendoj se do të ketë një transferim të madh. Do të thyente shpirtin e ekipit. Do të përpiqemi të shmangim çdo largim të dhimbshëm. Nuk do të përmend emra. Do të ketë rregullime, por do të jetë vendimi i trajnerit”.