Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, e quan shqetësuese situatën e javëve të fundit në Europë, me provokimet e herëpashershme të Rusisë me dronë.

Në “Top Story” për situatën ndërkombëtare, Karamuço tha se Moska së fundmi po prodhon drone mashtruese, të cilat futen në territorin e synuar dhe shfokusojnë radarët, me qëllim që të veprojnë dronët e tjerë.

“Kanë qenë ditë të tensionuara në New York në mbledhjen e Asamblesë së OKB-së në lidhje me luftën në Ukrainë. Krahas përpjekjeve për njohjen e shtetit palestinez, kryefjala ka qene provotimet e rusisë në vendet e NATOS.

Ka pasur paralajmërim të fortë të ambasadorit të Polonisë në OKb në mbledhen e Këshillit kur iu drejtua Rusisë “herës tjetër dronët do rrëzohen, mos hajdeni të na qani këtu. Kemi shkelje të hapësirave ajrore në disa vende të Europës, janë ngritur avionët e Nato. Janë vënë re dronë të ndryshëm, modele të përpara.

Mendohet se Rusia prodhon 170 dronë në ditë, janë të ndryshëm, ka dronë spiunë, kamikazë, sulmues të rëndë dhe së fundmi dronë mashtrues. Janë të parët në sulm, shfokusojnë radarët dhe bateritë kundraajrore, për t’i lënë vend dronëve të tjerë që kryejnë sulmet. Sidomos në hapësirën ajrore të NATO-s janë futur dronë survejimi, po studiojnë çfarë masash po merren nga pikëpamja operacionale. Këtu është përfshirë edhe Bjellorusia, nga e cila disa dronë rusë kanë kaluar kufirin”-u shpreh Karamuço.