Pas takimit të kryeministrit Edi Rama me të rinjtë socialist në Forumin Rinor Kombëtar, ka reaguar kreu demokrat Sali Berisha, i cili ndodhet në Gjermani për një takim me diasporën.
Berisha thotë se jo PS, por PD është alternativa që ofron me të vërtetë mundësi të mëdha për çdo të ri që të ndërtojë të ardhmen e tij në Shqipëri.
“Partia Demokratike qëndron e vendosur të bëjë gjithçka sot në kohën e teknologjive të mëdha, që ço i ri dhe e re të ndërtojë në Shqipëri ëndrrën e tij, të shkollohet në mënyrë cilësore, të punësohet me përparësi, të drejtojë, të udhëheqë transformimin digjital të Shqipërisë. Shqipëria e resë kompjuterike, Shqipëria e big data-ve, Shqipëria e internetit 3, dhe Shqipëria e inteligjencës artificiale, do të jetë Shqipëria e të rinjve shqiptarë.
Ndaj dhe, ftoj çdo të ri të ndjekë jo alternativën e një sharësi profesionist, që mbrohet me sharje, por alternativën e Partisë Demokratike që ofron me të vërtetë mundësi të mëdha për çdo të ri që të ndërtojë të ardhmen e tij në vendin e tij të bukur”, shprehet Berisha në reagimin e tij në rrjeton social Facebook.