Vendi ynë këtë të shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet shtim i përkohshëm i vranësirave në zonat malore të jugut dhe në relievet malore të lindjes.
Në jug të vendit, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, kryesisht nga mesdita deri në orët e pasdites.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me një shpejtësi mesatare prej rreth 7 m/s. Herë pas here, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, ajo pritet të forcohet duke arritur deri në 14 m/s.
Sa i përket kushteve në det, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë.


