Sting ka rikthyer debatin mbi trashëgiminë dhe pasurinë familjare, duke deklaruar hapur se nuk planifikon t’u lërë fëmijëve të tij një jetë luksi pa punë.
Në një intervistë të fundit, artisti 73-vjeçar u shpreh se krijimi i një jete “të garantuar” financiarisht për fëmijët mund të jetë i dëmshëm për zhvillimin e tyre personal.
Mendoj se gjëja më e keqe që mund t’i bësh një fëmije është t’i thuash se nuk ka nevojë të punojë
-tha Sting, duke shtuar se nuk dëshiron që pasuria e tij të kthehet në një “biletë rehatie” për gjashtë fëmijët e tij.
Këngëtari tregoi se u ka siguruar arsimimin dhe mbështetjen bazë, por beson se pjesa tjetër duhet të fitohet me mund dhe përkushtim.
Keni gjithçka që ju nevojitet. Tani shkoni në punë -tha ai me sinqeritet.
Sting ka mbajtur të njëjtin qëndrim prej vitesh, duke theksuar se dëshiron që fëmijët të krijojnë identitetin dhe suksesin e tyre, pa u mbështetur te emri apo milionat e tij.
Deklarata e tij ka ndezur sërish diskutimet në rrjet, me shumë që e quajnë një mësim të fortë për përgjegjësinë dhe të tjerë që mendojnë se një pasuri e tillë mund të siguronte të ardhmen e familjes për breza të tërë.
