Selvije Jao ka rikthyer një imazh krah këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, në rrjetet sociale. Këto foto ajo i kishte fshirë para ndarjes nga jeta të artistit, teksa marrëdhënia e tyre ndodhej në krizë.
Foto i përket datës 20 Janar 2024, ku ata pozonin krah djalit të tyre, Roeli, në 2 vjetorin e tij të lindjes.
Krahas imazhit, Selvije Jao ka edituar edhe mbishkrimin në postim, ku i dedikon një mesazh prekës të birit: “P.s. 05.12.2025 Babi do jetë ëngjëlli jonë mbrojtës deri sa Xheneti të na bashkojë inshallah🤲😭”.

Marrëdhënia e çiftit ka qenë e tensionuar, ndërsa Selvije Jao foli për një ndarje mes tyre javë para vdekjes së Shpat Kasapit në moshën 40-vjeçare, duke lënë të nënkuptohej se martesa e tyre kishte marrë fund.
Grimierja e njohur, në një bashkëbisedim online me ndjekësit në Instagram, rrëfeu se kishte ëndërruar që fëmijën e saj ta rriste me të dy prindërit, por theksoi se “kjo është jeta”.

