Kreu i Zyrës përgjegjëse për buxhetin, Office for Budget Responsibility (OBR), Richard Hughes, ka dhënë dorëheqjen pas skandalit të publikimit të parakohshëm të parashikimit fiskal të institucionit në Mbretërinë e Bashkuar.
Hughes u vu nën presion javën e kaluar, pasi parashikimi i OBR-së – së bashku me të gjitha politikat kryesore buxhetore – u publikuan online përpara shpalljes zyrtare të ministres së Financave, Rachel Reeves.
Pas incidentit, ai deklaroi se do të respektonte rekomandimet e hetimit të nisur nga vetë institucioni, duke theksuar se do të qëndronte në detyrë vetëm për aq kohë sa gëzonte besimin e kancelares.
Në një letër drejtuar kancelares dhe kryetares së komisionit të Thesarit, Hughes konfirmoi dorëheqjen, duke e cilësuar ngjarjen si një gabim të rëndë teknik.
“Shpërndarja e pavullnetshme dhe e parakohshme e Raportit tonë të Perspektivës Ekonomike dhe Fiskale më 26 nëntor ishte një gabim teknik, por serioz,” shkroi ai.
