Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka reaguar së fundmi ndaj komenteve dhe spekulimeve të shumta që qarkullojnë prej kohësh në rrjete sociale lidhur me fizikun e saj.
Ndjekës të ndryshëm kanë aluduar se artistja mund të ketë kryer ndërhyrje estetike për formimin e të pasmeve, të cilat repererja në pamje të parë i ka vërtetë të bëshme.
Mirëpo me anë të një postimi në “Instastory”, Melinda ka vendosur t’i japë fund spekulimeve duke publikuar një video nga palestra, ku shihet duke kryer ushtrime intensive.

Përmes postimit, Ademi u është drejtuar hapur kritikëve dhe ndjekësve kuriozë teksa shkroi në gjuhën angleze “built not bought- Të pasmet i kam natyrale, jo të bëra”, duke theksuar se forma e saj fizike është rezultat i punës në palestër dhe jo i kirurgjisë estetike.




