Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Arsida Çerpja. Ajo bëri bujë pas daljes së saj për shkak të një kallëzimi që vendosi të ngrinte ndaj G-Banit, për ofendim dhe shpifje ndaj saj. Por së fundmi, pas përballjes me banorin në prime-in e së shtunës, Arsida vendosi që ta tërhiqte padinë. Për më shumë, ajo na ka zbuluar vetë…
Pse e more vendimin për ta tërhequr padinë?
Jam një Peshk idealist që besoj tek fundet e lumtura. Kam dyshimet e mia, por këtë herë dua të besoj tek Arbri, që tha se ishte i sinqertë. Nuk e di a e manipuloi apo e përdori këtë pjesë. Mënyra si u prezantua dhe si foli që ka lekët e fundit, sado e fortë të jesh të vjen keq. Dua t’i besoj Arbrit që është i sinqertë.