Lajmi tronditës për vdekjen e parakohshme të këngëtarit Shpat Kasapi ka prekur thellë botën e artit shqiptar.

Kolegë, miq dhe figura të njohura të ekranit kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e artistit, i cili prej vitesh ishte një emër i dashur për publikun.

Reagimet e personazheve të njohur të ekranit:

Ardian Bujupi:

“Pusho në paqe LEGEND. Ngushëllime familjes Kasapi për këtë humbje tragjike”.

Fifi:

“Ngushëllime familjes Kasapi. Ah more nanush, ma këpute shpirtin. Djalë fisnik. Të qoftë dheu i lehtë e t’pushoft shpirti në paqe. shihemi në atë botë inshallah”.

Big Mama:

“O Shpati bre… nuk dua ta besoj. U zgjova me lajmin më të trishtë dhe ma këpute shpirtin. Fëmijëria jonë dhe kujtimet tona sot dhembin edhe më shumë. Do më mungosh përgjithmonë vëlla. Prehu në paqe. ngushëllime të sinqerta familjarëve… Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë dhimbje”.

Tiri Gjoci:

“O Zot… ngushëllime familjarëve! R.I.P”.

Amber:

“Me dhimbje mora lajmin për Shpatin. Zemra ime është me ju familje dhe miq. Qoftë i paharruar. Lamtumirë i miri Shpat. Më trishtove shumë miku im”.

Eni Koçi:

“Nuk më besohet. Shumë dhimbje… Lamtumirë artist i madh. Pusho në paqe”.

Ledjona Xheladinaj:

“Zgjim i trishtë. S’po dim çfarë po ndodh me këtë jetë që s’po njeh më moshë. Prehu në paq Shpat”.

Visjan Ukcenaj:

“E pabesueshme1 u prehsh në paqe vëlla”.

Stresi:

“Dhe kjo është jeta! Sa je sa nuk je! Më vjen jashtëzakonisht keq për ty, ike shumë i ri. Ishalla shpirti në xhenet, ngushëllime familjes. Tragjedi e madhe”.