Romancat që lindin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, vazhdojnë të mbeten në qendër të vëmendjes, jo vetëm për publikun, por edhe për familjarët e banorëve që ndjekin çdo zhvillim nga jashtë. Një nga lidhjet që ka ngjallur më shumë interes së fundmi është ajo mes Mateos dhe Brikenës.
Për të folur mbi rrugëtimin e tij në edicionin e pestë të formatit, në studion e “Fan Club” ishte dje e ftuar motra e tij, Keijsi Borri. Gjatë intervistës, ajo surprizoi jo vetëm publikun, por edhe panelin, duke marrë në telefon babain e tyre drejtpërdrejt gjatë transmetimit.
Në një moment spontan, Keijsi e vendosi të atin përballë një pyetjeje të drejtpërdrejtë: çfarë mendimi kishte për Brikenën, vajzën me të cilën Mateo ka krijuar një lidhje brenda shtëpisë. Reagimi i tij ishte i menjëhershëm dhe pa asnjë hezitim.
“Brikena është vajza më e qëndrueshme, më me karakter dhe i jep vlera atij Big Brotheri”, u shpreh ai në linjë telefonike, duke dhënë një vlerësim maksimal për të.
Ky moment është publikuar në llogarinë zyrtare të Brikenës në “Instagram”, ku shreh vlerësim për familjen e partnerit të saj, Mateo.

“Shumë respekte dhe dashni për një familje të mrekullueshme si ju”, kanë shkruar krahas postimit në fjalë në “Instastory”.
Ndërkohë kujtojmë se mbrëmjen e sotme do të organizohet dasma e shumëpritur mes Mateos dhe Brikenës, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.



