Një lapsus i deputetes së Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, tërhoqi vëmendjen gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.
Teksa po diskutohej projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’”, Bylykbashi u ngatërrua gjatë referimit te pagat e magjistratëve dhe tha “paga e magjistareve”, në vend të “pagës së magjistratëve”.
Deputetja e kuptoi menjëherë lapsusin dhe e korrigjoi veten, duke e cilësuar si një gabim pa rëndësi.
“Është një lapsus, mos e bëni kaq të madhe”, tha Bylykbashi.
