Në podkastin “Flasim” kryeministri Edi Rama diskutoi me Franci Bakallin, ish-futbollistin e kombëtares që la sportin për tu marrë me blegtori.
Franci shpjegoi se si ka nisur puna e tij me prodhimin e djathit, teksa ka qenë një dëmtim i cili e largoi nga sporti.
“Franci ka luajtur edhe futboll, nëpër Europë, domethënë i ka gjëmuar topit mbrapa, por tani ka ardhur tek katrori i djathit”, tha Rama.
Përfaqësuesi i kompanisë së djathit, ka treguar se si nisi ky biznes fillimisht nga gjyshi dhe më pas u vijua nga babai i tij, e sot nga vetë i riu.
“Biznesi im ka filluar nga gjyshi, i cili ishte blegtor, ndërsa babait nuk i pëlqente shumë të shkonte pas bagëtive dhe nisi studimet për kimi. Mbaroi shkollën këtu dhe më pas punoi në fabrikën e qumështit në Livadhiat, më pas hapi biznesin e tij. Që nga 92’ jemi në treg, shumica e produktit tonë shitet këtu, 20% drejt Amerikës, ëndrra është BE.
Kam tre vite që merrem me këtë punë. Mu dha mundësi të shihja shumë gjëra jashtë, u dëmtova, dhe u ktheva, thash jku ka më mirë se në familjen. Hasda më vështirësi në fillim”, tha Bakalli.
